Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sfida e veçantë e “ish”-it: Man City? E thjeshtë, në Etihad ikim për fitore

Në Angli, dhe jo vetëm, të gjithë po e presin me padurim ndeshjen Manchester City-Arsenal. Kjo përballje mund të vendosë shumë për titullin kampion.

Gabriel Jesus vjen me statusin e “ish”-it. Goleadori brazilian i Arsenalit foli përpara duelit të së mërkurës në mbrëmje (21:00), duke theksuar se ai dhe shokët e tij duhet të synojnë fitoren përballë kampionëve në fuqi.

Arsenali kryeson kampionatin anglez me 5 pikë mbi skuadrën e Pep Guardiolës, por City ka luajtur dy ndeshje më pak. Manchester City-Arsenal do të transmetohet live në SuperSport 2.

Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit, por ne mbetemi pozitivë. Është fantastike ajo që po bëjmë këtë sezon. Premier League është një kampionat shumë i fortë, është e vështirë ta fitosh.

Lexo edhe:

Duhet të qëndrojmë të bashkuar deri në fund. Mos të harrojmë se kemi një avantazh prej pesë pikësh. Sezoni nuk ka përfunduar ende, tani vijnë ndeshjet e vështira.

Manchester City ka luajtur dy ndeshje më pak. Nëse duam të fitojmë titullin duhet të shkojmë në ‘Etihad’ dhe të fitojmë ndeshjen. Kaq e thjeshtë është…

Jemi skuadra më e rë e Premier League, por nuk duhet të justifikohemi me këtë fakt. Ndonjëherë bëjmë mirë, në raste të tjera gabojmë. Prandaj është kaq e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar.

Nuk jemi aspak të lumtur me atë që kemi bërë në tri ndeshjet e fundit. Kemi humbur pikë, kemi ulur nivelin e përqendrimit, por kjo është Premier League. Nuk është aspak e thjeshtë të shpallesh kampion”, deklaroi sulmuesi brazilian.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...