Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Barazimi nuk justifikohet, është shpejt për merkaton

I zhgënjyer Bledi Shkëmbi. Trajneri i Teutës në mikrofonin e Supersport theksoi se barazimi në Gjirokastër nuk mund të justifikohet pasi durrsakët duhet ta fitonin me çdo kusht këtë ndeshje.

Dominuat, por nuk fituat? “Dominuam, por nuk duhet të gjejmë asnjë juftifikim, pasi duhet të fitonim. Duhet të kishim fituar, gjithë javës kemi thënë se duhet ta fitojmë. Nuk ka justifikime për këtë ndeshje”.

Ngërç psikologjik? “Nuk mendoj se ka lidhje me këtë dhe me të shkuarën. Pasi janë lojtarë të rinj dhe është një ekip ndryshe. U munduam patëm raste, por nuk shënuam. Nuk ka justifikim, prisja që ta fitoja këtë ndeshje”.

Çfarë nuk funksionoj? “Mungoi finalizimi dhe qetësia para portës për të shënuar. Kishte momente që mund ta kishim humbur ndeshjen, por kur je në sulm gjatë gjithë lojës mund të ketë momente të tilla”.

Nuk kishit ide si do çanit mbrojtjen? “Lojtarët kishin ide, pasi kishim punuar për këtë. Kishim dhe gjërësi. Me gjithë ata kundërshtarë në zonën e tyre, ne i patëm rastet, por nuk kishim qetësinë e duhur, për të gjetur golin”.

Merkato për sulm? “Është shpejt për të menduar për merkaton. Qëllimi jonë është të marrim pikë dhe të fitojmë. Sot, duhet të fitonim patjetër. Deri sa të jem trajner, këta lojtarë do të kenë besimin tim. Kur të vijmë momenti për merkato do të shohim për largime dhe afrime”.

Krosimet jo të mira dhe lëvizje e keqe e sulmuesve? “Patëm disa momente që dy ose tre lojtarë ishin te topi dhe nuk arritën të gjenin golin. Kemi punuar në stërvitje, por nga dëshira lojtarët nuk bëjnë dhe ato që duhet të bëjnë. Përgjegjësi i parë jam unë dhe pastaj lojtarët.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...