Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkupi fiton derbin shqiptar ndaj Shkëndijës, Struga triumfon dhe vazhdon garën për kreun

Derbi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, mes Shkupit dhe Shkëndijë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 37’, kur Trapanovski zhbllokoi takimin dhe realizoi golin e triumfit për Shkupin. Pavarësisht tentativave të vazhduara nga ana e Shkëndijës për të gjetur golin e barazimit, kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0.

Lexo edhe:

Pas javës së 17-të të kampionatit maqedonas, Shkupi kryeson me 35 pikë, teksa Shkëndija renditet në vend të tretë me 32 pikë.

Struga nga ana tjetër, fitoi me përmbysje me rezultatin 2-3 ndaj Tikves, në një takim që dha spektakël golash.

Takimi u zhbllokua në minutën e 6’, moment në të cilin vendasit morën avantazhin pas autogolit të Zguros, ndërsa në minutën 13’ Ivankovski dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Megjithatë Radeski do të barazonte për Strugën në pjesën e parë, duke shënuar golin e parë në minutën e 37’ dhe atë të “paqes” momentale në minutën e 42’.

Takimi u vulos në minutën e 82’, me Georgievski-n që përmbysi gjithçka dhe i dhuroi fitoren skuadrës së Shpëtim Duros.

Pas javës së 17-të Struga renditet në vend të dytë me 33 pikë, dy më pak se Shkupi kryesues, por me ekipin e Duros që numëron një ndeshje më pak, teksa Tikves renditet në vend të gjashtë me 22 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...