Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkupi kryesues fiton me përmbysje, Shkëndija mposht Strugën dhe ngjitet e dyta

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 19-të në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Shkupi kryesues fitoi 2-1 me përmbysje përballë Akademija Pandev, dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion.

Bojan Dimoski kaloi miqtë në avantazh, por skuadra shqiptare iu fal dygolëshit të nigerianit Sunday Adetunji për të marrë suksesin numër 14-të në kampionat.

45 pikë numëron Shkupi, tetë më shumë se Shkëndija që triumfoi 3-1 në Tetovë në derbin shqiptar kundër Strugës, duke parakaluar Akademija Pandev në renditje.

Dashmir Elezi dhe Sidrit Guri i dhuruan kampionëve në fuqi avantazhin e dyfishtë në fraksionin e parë të takimit. Tome Kitanovski rifuti në lojë Strugën me golin e tij, por Shkëndija vulosi fitoren falë rrjetës së Ferhan Hasanit me penallti në minutat shtesë.

Goli i parë në kampionat për Bubën pas rikthimit te Shkëndija, që vazhdon të ndjekë Shkupin, edhe pse “Shvercerat” janë të qetë pas 8 pikëve avantazh.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...