Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Fiorentina nis kontaktet me Fonsecën, Benedetto drejt kalimit te Elche

Neto drejt largimit nga Barça, kërkon rikthimin në Itali
Barcelona vijon të jetë aktive në merkato si në përforcimin e skuadrës ashtu edhe në largimin e atyre që nuk janë në projektin e klubit. Portieri Neto mësohet se ka kërkuar largimin nga katalanasit pasi dëshiron një ekip ku të luajë titullar dhe shanset janë që të rikthehet në Serinë A. Në Itali ka luajtur me Juventusin dhe Fiorentinën ndërsa tani e kërkojnë Milan, Roma dhe Inter. Agjenti i brazilianit javën e ardhshme pritet në Barcelonë për të kërkuar largimin teksa drejtuesit pretendojnë 16 milionë euro për kartonin e tij.

Fiore në kërkim të trajnerit, nis negociatat me Fonsecën
Çështja e trajnerit është kthyer në një rebus për Fiorentinën. Largimi i Gattusos ka kthyer drejtuesit në merkato për timonierin e skuadrës dhe kandidati potencial që pritej të firmoste, Vincenzo Italiano nuk lihet i lire nga Spezia. Në një situatë të tillë, Drejtori Sportiv, Prade ka nisur bisedimet me një emër të njohur për Serinë A, Paulo Fonseca. Ish trajneri i Romës është i lirë dhe së fundmi nuk gjeti akordin për të marrë Tottenham, ndërsa tani ka dhënë miratimin për të drejtuar Fiorentinën në sezonin e ardhshëm.

Elche ofron 8 milionë euro për argjentinasin Benedetto
Elche siguroi me shumë vuajtje qëndrimin në La Liga sezonin e kaluar dhe tani po kërkon të përforcojë skuadrën për të bërë një vit ndryshe. Goditja e madhe në sulm do të jetë një emër i njohur si Dario Benedetto, argjentinasi që nuk është në planet e Sampaolit te Marseille. 31-vjeçari ka një ofertë për t’u rikthyer në vendlindje te Boca Juniors, por dëshiron të luajë ende në Europë dhe Elche është zgjidhja më e mire. 8 milionë euro është oferta që kanë bërë drejtuesit teksa zyrtarizimi mund të vijë në javën e ardhshme.

Favre refuzon Crystal Palace, ka vendosur të bëjë pushim
Lucien Favre bën një hap të madh prapa. Trajneri francez kishte rënë dakord për të drejtuar Crystal Palace dhe kishte arritur një marrëveshje 3-vjeçare me skuadrën e Premier League, por firma në kontratë nuk do të konkretizohet. 63-vjeçari ishte përzgjedhur për të pasuar Roy Hodgson teksa mësohet se ka vendosur të mos drejtojë skuadrën sepse dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë pushim, larg futbollit. Edhe Fenerbahçe mbeti duarbosh pasi klubi turk prej kohësh po insistonte për ta bindur që të firmoste me ekipin turk.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...