Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shokohet Milani, mposhtet lehtë nga Spezia, rrezikon kreun

Spezia i rezervon një surprizë të hidhur Milanit në javën e 22-të të Serisë A, duke i dhënë një asist Interit për të marrë kreun (zikaltrit përballen me Lazion). Skuadra e sapongjitur në Serinë A, ku aktkvizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismaili, triumfoi 2-0 në stadiumn “Alberto Picco”, për të marrë tri pikë shumë të vyera, duke iu larguar zonës së ftohtë.

Një sukses i pabesueshëm për një skuadër modeste, që fiton për herë të parë në histori ndaj një emri të madh si Milani. Skuadra kuqezi zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, duke mos e  rrezikuar portën e Provedel, që pati shumë pak përë të bërë gjatë gjithë ndeshjes. Spezia e zhbllokoi rezultatin me Maggioren në minutën e 56-të, ndërsa 10 minuta më vonë Bastoni dyfishoi epërsinë, duke e shtangur skuadrën kuqezi.

Goditja me kokë e Mandzukicit në fundin e sfidës ishte shumë pak për Milanin që të meritonte një rezultat më të mirë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...