Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Sinner tërhiqet nga turneu i Madridit, nuk zbret në fushë për çerekfinalen

Sinner tërhiqet nga turneu i Madridit, nuk zbret në fushë për çerekfinalen
Sinner tërhiqet nga turneu i Madridit, nuk zbret në fushë për çerekfinalen

Jannik Sinner heq dorë nga ATP Madrid. Tenisti italian, që ka qenë padyshim më i spikaturi në këtë fillim viti, vuante nga një dëmtim në krahun e djathtë të shpinës dhe ka vendosur të heqë dorë nga turneu, për të mos përkeqësuar më shumë gjendjen.

Lajmin e dhanë fillimisht organizatorët e turneut, që thanë se Sinner nuk do të paraqitet këtë të enjte për sfidën çerekfinale ndaj Felix Auger-Aliassime, me këtë të fundit që kualifikohet automatikisht në  gjysmëfinale të turneut.

“Yannik ka shfaqur problem në shpatullën e djathtë dhe ka vendosur të tërhiqet nga turneu i Madridit, ndaj nuk do të zbresë në fushë për ndeshjen çerekfinale. Shërim të shpejtë Yannik”, thuhej në komunikatën e organizatorëve të ATP Madrid.

Lexo edhe:

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vetë tenistit italian, i cili tha se dhimbja e ka detyruar të marrë këtë vendim të trishtueshëm dhe se do të rikthehet shumë shpejt, për të tjera suksese.

“Është shumë e trishtueshme të tërhiqem para ndeshjes në turneun e Madridit, por dhimbja në shpatull bëhet gjithnjë e më e fortë dhe nuk dua që problem të përkeqësohet edhe më shumë. Në ditët e ardhshme do të bëj të tjera ekzaminime me mjekë specialist për të përcaktuar edhe mënyrën e rikuperimit, me qëllim që të rikthehem sa më shpejt”, shkroi Sinner.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...