Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“S’ju harroj kurrë”, Ndoj largohet pas 8 vitesh: Brescia shtëpia ime e dytë

Emanuele Ndoj ndryshon skuadër por jo kampionat. Mesfushori shqiptar e mbylli me Brescian, duke zgjedhur transferimin te Lecco, skuadër që u rikthye në Serie B pas 50 vitesh. 27-vjeçari mirditor ndërpreu bashkëpunimin me Brescian gjatë ditës së enjte, dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi i tij te Lecco.

Ndoj u bë pjesë e “Dallëndysheve” në janarin e vitit 2016. Kur u transferua në Rigamonti për 1.2 mln euro. Atë sezon e mbylli te Roma U19, ndërkohë që kaloi edhe gjysmë edicioni në huazim te Cosenza (janar 2022-verë 2022).

Me Brescian realizoi ëndrrën për të debutuar në Serie A, teksa në total me këtë skuadër, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) zhvilloi 143 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

E dashur Brescia, është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur gjithçka që ndjej tani. Pas gati 8 vitesh dhe 143 ndeshjeve të luajtura me këtë fanellë, ka ardhur koha për t’u ndarë. Është një përshëndetje plot emocione të përziera, por mbi të gjitha është një përshëndetje plot mirënjohje.

Kur mbërrita këtu, isha një djalë i ri me një ëndërr në zemër dhe Brescia më dha mundësinë për ta realizuar atë. Kam mësuar shumë gjatë kohës sime këtu, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, kam krijuar miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe kam patur privilegjin ta mbaj veshur me krenari këtë fanellë.

Lexo edhe:

Ishte një rrugëtim plot sfida, fitore, disfata dhe momente të paharrueshme. Mbi të gjitha mbërritja në Serinë A, ëndrra e çdo fëmije që e do këtë sport të mrekullueshëm! Sa herë që zbrisja në fushë me këto ngjyra, jepja gjithçka për këtë ekip dhe tifozët tanë fantastikë.

Do të doja të falënderoja shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë ata që punuan në prapaskenë gjatë kohës sime këtu. Ju keni qenë familjarë për mua, do të më mungoni të gjithë.

Por mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët e Brescias. Mes nesh kishte dashuri dhe urrejtje si në një lidhje, dhe falë këtyre momenteve më bëtë të rritesha shumë. Do ju falënderoj gjithmonë për këtë.

Megjithëse ndonjëherë situatat mund të dukeshin ndryshe, dijeni që sa herë më është dhënë besim jam munduar të jap gjithçka për këtë fanellë. Për secilin prej jush dhe për këtë qytet, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia ime!

Faleminderit përsëri, Brescia, për gjithçka që më ke dhënë. Këto tetë vite do të mbeten gjithmonë ndër kujtimet më të veçanta të jetës sime. Tani është koha për të filluar një aventurë të re, por Brescia dhe tifozët e saj do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...