Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu në “errësirë”, ndaj Egnatias për të “shpëtuar” sezonin

Tetë ndeshje pa fitore, gjashtë humbje radhazi dhe vetëm tre gola të shënuar, janë këto statistikat e Skënderbeut në takimet e fundit midis kampionatit dhe kupës, me ekipin korçar, i cili është zyrtarisht në krizë rezultatesh.

Nga Egnatia te Egnatia, Skënderbeu luan “finalen” e parë të sezonit në Abissnet Superiore këtë fundjavë, pikërisht në transfertën e Rrogozhinës. Nga suksesi i arritur në fazën e dytë përballë Egnatias, korçarët numërojnë vetëm dy fitore, atë ndaj rrogozhinasve dhe Kastriotit dhe dy barazime duke vendosur në pikëpyetje sezonin, pasi tani më, gara për mbijetesë sa vjen edhe bëhet më e ashpër.

Për momentin është skuadra me formën më të dobët në kampionat, me vetëm tre fitore në 20 javë, ndaj Kukësit, Egnatias dhe Kastriotit, të gjitha në shtëpi. Si të mos mjaftonte fakti që skuadra po kalon një moment negativ, Skënderbeut i duhet të përballet edhe me “makthin” e këtij sezonit, transfertat. Jashtë Korçës, tetë herë kampionët e Shqipërisë numërojnë vetëm tre pikë, falë tre barazimeve ndaj Dinamos, Teutës dhe Egnatias. Në pesë transfertat e fundit, Skënderbeu ka shënuar vetëm tre gola dhe ka koleksionuar vetëm një pikë, atë ndaj Dinamos, ndërsa në total ka gjetur rrugën e rrjetës tetë herë dhe numëron shtatë humbje.

Në javën e fundit, në humbjen përballë Partizanit, skuadra e Memellit ia doli të shënonte e para pas shtatë ndeshjesh, por nuk ia doli të ruante avantazhin, ndërsa i vetmi sinjal pozitiv ishte goli i Mensah, i cili realizoi golin e tetë sezonal dhe i vetëm ka shënuar gjysmën e golave, duke u kthyer në shpresën e vetme të korçarëve për të shkuar te goli.

Në Rrogozhinë luhet një pjesë e mirë e sezonit dhe rezultati i 90 minutave përballë Egnatias mund të jetë përcaktues për fatet e Skënderbeut, në një nga sezonet më të vështira të këtyre viteve të fundit në elitën e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...