Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Sommer: Zhgënjim i madh! Ju tregoj çfarë i premtuam njëri-tjetrit

Interi iu afrua shumë kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, por nënkampionët e Europës nuk u treguan gjakftohtë në goditjet e penalltive.

 

Dhe në fund pati festë “Colchoneros”, me Atleticon e Diego Simeones që avancoi mes tetë ekipeve më të mira të kontinentit të vjetër.

Portieri i skuadrës zikaltër, Yann Sommer, i cili priti penalltinë e Saul Niguez, theksoi në deklaratën e shkurtër pas ndeshjes se ai dhe shokët e skuadrës duhet të përqendrohen në fitimin e titullit kampion.

Lexo edhe:

Çfarë na mungoi për t’u kualifikuar? Ndoshta pak fat, por është edhe faji ynë që nuk shënuam më shumë gola duke mos shfrytëzuar rastet që kishim.

Ky është Championsi, kompeticion ku niveli është shumë i lartë. Me njëri-tjetrin folëm që jemi një skuadër e fortë dhe që na presin shumë ndeshje përpara.

 

Zhgënjimi është prezent, madje është i madh, por duhet ta pranojmë. Le të fokusohemi te kampionati, sepse duhet të realizojmë objektivin tonë, që është fitimi i titullit”, u shpreh “gardiani” zviceran.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...