Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Spanja “bën me krahë” Mercedesin dhe Hamilton, piloti britanik optimist para garës së radhës

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Montreal me Çmimin e Madh të Kanadasë. Mercedesi tregoi sinjale përmirësimi në Spanjë, duke qenë se skuderia gjermane iu nënshtrua disa ndryshimeve në strukturën e makinës dhe aerodinamikë.

Falë kësaj, Lewis Hamilton dhe George Russell u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë duke iu afruar disi RedBullit të Max Verstappen. Tashmë, për në Kanada, “oreksi” është shtuar te Mercedesi dhe sidomos te Hamilton që beson te fitorja në Montreal.

Lexo edhe:

“Gara e fundit në Katalonjë ndikoi për mirë, tashmë ka më shumë optimizëm. Skuadra dhe makina kanë bërë shumë progres, ka një energji ndryshe në bokse. Tani e dimë mirë pozicionin tonë dhe se ku duam të arrijmë, po punojmë fort të gjithë.

Ende nuk e dimë nëse pista e Gilles-Villeneuve përshtatet me makinën tonë, duhet marrë parasysh edhe moti që mund të dhurojë të papritura, megjithatë besojmë te një rezultat pozitiv”, u shpreh Hamilton.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...