Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Stop shitjes së lojtarëve në Arabi”, ish-i i Man. United: Po rrezikohet futbolli

Gary Neville, ish-lojtar i Manchester United, duke folur për BBC Sport, u bëri thirrje klubeve të Premier League që të ndalojnë menjëherë shitjen e lojtarëve në Arabi.

“Premier League duhet të vendosë menjëherë ndalimin e transferimeve në Arabinë Saudite për të siguruar që integriteti i lojës të mos rrezikohet”, thekson ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” pas ofensivës saudite që, përveç se ka siguruar Cristiano Ronaldon, Karim Benzemanë dhe N’Golo Kantenë, synon, ndër objektivat e tjerë si: Bernardo Silva (Manchester City), Kalidou Koulibaly, Hakim Ziyech, Aubameyang, Édouard Mendy dhe Romelu Lukaku (të gjithë nga Chelsea) apo Wilfried Zaha (Crystal Palace).

Duhet kujtuar se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), i drejtuar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, është aksionari më i madh i Newcastle. Gjithashtu thuhet se ka aksione në fondin “Clearlake Capital”, i cili bleu Chelsean vitin e kaluar, dhe se ky partneritet i supozuar po përdoret për të anashkaluar rregullat e Fair Play-it financiar në Premier League.

Lexo edhe:

Për Gary Neville është qartë se duhet ndalur “hemorragjia” e lojtarëve nga Premier League dhe se duhet hetuar Chelsea për konflikt të mundshëm interesi.

Kujtojmë që Chelsea shpenzoi më shumë se 400 milionë euro për përforcime sezonin e kaluar.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, katër nga klubet më të mëdha të Arabisë Saudite u shtetëzuan në fillim të qershorit pasi Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite fitoi shumicën e aksioneve në klube.

Siç dihet, disa klube të mëdha në Angli dhe PSG tashmë janë në duart e miliarderëve sauditë dhe jo vetëm: Manchester City i përket sheikut Mansour bin Zayed (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Manchester United është në prag të shitjes te sheiku nga Katari Jassim bin Al Thani, nga familja mbretërore e atij vendi, pronar i Katar Sports Investments (QSI), pronar i Paris Saint-Germain dhe zotërues i një aksioneve te Braga, në Portugali.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...