Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Sulmues tjetër në merkato? Nuk ka nevojë, mjafton Broja”, Pochetino: Probleme për Nkunku

Chelsea përballet të martën mbrëma (ora 21:00) në transfertë ndaj Middlesbrough, një ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e Carabao Cup. Në konferencën për shtyp, trajneri Mauricio Pochetino konfirmoi edhe njëherë tjetër se skuadra nuk ka nevojë për një tjetër sulmues në këtë merkato duke theksuar se është i lumtur me prezencën e Armando Brojës. Ndër të tjera, tekniku argjentinas shtoi edhe se Christopher Nkunku nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës si pasojë e një dëmtimi.

Lexo edhe:

“Nuk më duhet një tjetër sulmues, nuk ka nevojë të ndërhyjmë në merkato për një të tillë. Folëm me presidentin dhe drejtorin sportiv, unë jam shumë i lumtur që kam Brojën. Kemi disa lojtarë që mund të luajnë në sulm, ndërsa kam nevojë që sulmuesit e dytë të shënojnë më shumë. Por, në përgjithësi jam shumë i lumtur me organikën. Nëse na shfaqet ndonjë mundësi e mirë në merkato atëherë mund ta mendojmë, por nuk e besoj.

Nkunku? Nuk do të jetë për ndeshjen me Middlesbrough, ka një dëmtim, por që nuk ka lidhje me dëmtimin e tij të fundit. Është një problem tjetër, një problem në ije. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me të pasi ishte jashtë fushave për gjashtë muaj. Ndoshta kthehet për ndeshjen e fundjavës në kampionat. Nuk ishte pjesë e stërvitjes, por pres që të mos ketë një problem serioz”, u shpreh Pochetino.

Me dëmtimin e Nkunku, por edhe me largimin e Jackson për Kupën e Afrikës, Armando Broja pritet që të startojë sërish titullar në ndeshjen ndaj Middlesbrough në Carabao Cup, teksa pas golit me Preston në FA Cup, sulmuesi i kombëtares do të kërkojë vazhdimësinë me Blutë e Londrës për të marrë në dorë frenat e repartit ofensiv të londinezëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...