Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Telushi gjen menjëherë ekip, gati firma në Kategorinë e Parë

Telushi gjen menjëherë ekip
Telushi gjen menjëherë ekip

Bruno Telushi u largua në mënyrë të befasishme nga Partizani, vetëm pak orë pas përfundimit të ndeshjes me Bate Borisov në Champions, teksa duket se menjëherë ka gjetur skuadrën e re.

Burime për SuperSport konfirmojnë se mesfushori vlonjat ka arritur akordin paraprak me klubin e Elbasanit, që këtë sezon garon në Kategorinë e Parë dhe do të synojë ngjitjen në Superiore.

Zyrtarizimi mungon ende, por duket se Telushi ka zgjedhur verdheblutë për të vijuar karrierën, aty ku këtë sezon janë afruar edhe lojtarë të tjerë të njohur të Superiores, si Bedri Greca, Edon Hasani, Karakaçi, Rami, Idrizaj etj., teksa klubi drejtohet nga një emër si Nevil Dede, i cili ka qenë kapiten në titullin e fundit të fituar nga Elbasani, në vitin 2007.

Lexo edhe:

Bruno Telushi u shpall kampion me Partizanin në sezonin që kaloi dhe pak ditë më parë rinovoi edhe kontratën, por një debat me trajnerin Zoran Zekiç pas ndeshjes me Bate Borisov në Champions, solli edhe divorcin e tij me ‘të kuqtë’.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...