Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tërheqja e Serena Williams, Nadal: E trishtë! Jam me fat që luajta në epokën e saj

Serena Williams do i japë fund karrierës së saj si teniste në turneun e radhës US Open, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshme ku ka shkëlqyer për shumë vite. Tërheqja e tenistes ka tërhequr vëmendjen e shumë sportistëve të ndryshëm që kanë shprehur konsideratën që kanë për 40-vjeçaren.

Rafael Nadal e konsideron Serena Williams si një nga sportet më të mëdha të të gjitha kohërave, teksa sërish vë në dukje arritjet e saj në arenën ndërkombëtare të tenisit.

Është e trishtueshme që Serena po largohet nga turneu, por nga ana tjetër ne nuk mund ta falënderojmë sa duhet për të gjitha gjërat që ajo bëri për sportin tonë. Ndihem me fat që kam luajtur në të njëjtën periudhë kohore me të.

Unë mendoj se ajo është një frymëzim i mrekullueshëm për shumë njerëz në mbarë botën, mendoj se ajo meriton të zgjedhë atë që është më e mira për të, në këtë fazë të jetës së saj. I uroj të gjitha më të mirat“, deklaroi spanjolli.

Serena Williams do të jetë e angazhuar në turneun e saj të fundit nga fundi i këtij muaji deri në përfundim të tij, për të ndarë përfundimisht duart nga raketat e për t’iu përkushtuar familjes së saj.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...