Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tierry Henry, në mbrojtje të Lukakut: Gjithmonë kam dyshuar nëse do të përshtatej te Chelsea

Kriza e Romelu Lukakut tani është e dukshme. Vetëm 7 prekje të topit gjatë gjithë ndeshjes kundër Crystal Palace në kampionat, më pas në stol në fitoren me Lille në Champions. Sulmi i bluve të Londrës iu besua lojtarëve Kai Havertz, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, por jo për Lukaku. Momenti për Big Rom është shumë kritik, sezoni tashmë ka hyrë në fazën vendimtare dhe Tuchel ka arritur në përfundimin se manovra e skuadrës është më efektive pa një referencë qendrore. Prandaj, Romelu Lukaku duket se do të jetë në pankinë edhe në finalen e Kupës së Ligës, të dielën, në Wembley, kundër Liverpoolit.

Ne debatin për formën që po kalon Romelu është është përfshirë edhe një figurë e madhe e futbollit si Thierry Henry, ndihmësi aktual i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, por edhe një njohës i thellë i futbollit anglez dhe dinamikës së tij taktike. Ish-legjenda e Arsenalit, kuptohet i shqetësuar për krizën e Lukakut përpara Kupës së Botës, mbrojti sulmuesin:

“Lukaku ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Nëse merr një sulmues si ai, duhet ta lejosh të përshtatet dhe të ndërtosh një lojë që u përshtatet karakteristikave të tij. Megjithatë, që në fillim dyshoja nëse ai do të përshtatej me këtë ekip”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...