Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Tjetër emër për repartin difensiv të United, “Djajtë e Kuq” merkato te Lyoni

Manchester United kërkon të marrë në huazim mbrojtësin argjentinas, Nicolas Tagliafico, i cili aktivizohet tek Lyoni. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi për të zëvëndësuar Luke Shaw i cili vuan nga një dëmtim dhe anësori argjentinas mund të jetë një opsion.

Kampioni i botës  është një lojtar më eksperiencë, plus që karakteristikat e tij janë të ngjashme me ato të Shaw. Trajneri i United, Eric Ten Haag e pëlqen tepër  30-vjeçarin pasi ka punuar me të në kohën kur drejtonte Ajax-in, teksa tani kërkon ta afrojë atë në “Old Trafford” .

Lexoni edhe:

United është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi që pas dëmtimit të Shaw. “Djajtë e Kuq” përveç argjentinasit kanë shfaqur interes edhe për Marc Cucurellan e Chelsea dhe Marcos Alonson, i cili luan për Barcelonën. Nicolas Tagliafico  u transferua tek Lyoni nga Ajaxi vitin e kaluar për 4.2 mln euro.

Mbrojtësi me ekipin holandez është aktivizuar në 169 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola gjatë periudhës 4-vjeçare në “Johan Cruyf Arena”. Teksa ka zhvilluar edhe 49 ndeshje me kombëtaren “Albiceleste” me të cilën u shpall kampion bote në Qatar 2022.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...