Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Tjetër performancë e nivelit të lartë”, nota e Gjimshitit përballë Milanit

Berat Gjimshiti u rikuperua në momentet e fundit nga dëmtimi muskulor dhe zbriti në fushë si titullar në Atalanta-Milan. Ndeshje të cilën ai dhe shokët e tij e fituan 3-2.

Kapiteni i kombëtares shqiptare e zhvilloi takimin të plotë, teksa paraqitja e tij kundër kuqezinjve të Stefano Piolit u vlerësua me notën 7.

Lexoni edhe:

Arrin të kufizojë Oliver Giroud në mënyrën më të mirë të mundshme. Ia del duke qenë gjithmonë i vëmendshëm. Tjetër performancë e nivelit të lartë”, lexohet në komentin e shtypit italian.

Gjimshiti vijon të konfirmohet nga viti në vit si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Gian Piero Gasperinit.

Me suksesin e sotëm kundër Milanit, Atalanta është ngjitur në kuotën e 23 pikëve. Duke qenë përkohësisht vetëm një pikë larg zonës Champions League.

VIDEO/ Spektakël në Bergamo, klasi i Muriel i dhuron Atalantës fitoren ndaj Milanit

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...