Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Trajneri veteran refuzon Ajaxin: Shëndeti im vjen para të gjithëve

Sezoni ka nisur keq për Ajax me “Harkëtarët” që në katër javët e para të Eredivisie kanë mundur të grumbullojnë vetëm pesë pikë. Kjo ka shkaktuar një pakënaqësi të lartë tek tifozët që pas shkarkimit të drejtorit teknik, Sven Mislintat, kërkojnë edhe “kokën” e trajnerit Maurice Steijn.

Dhe në fakt, ditët e Steijn te Ajax duket se janë të numëruara pasi drejtuesit kanë nisur nga puna për zëvendësuesin e 49-vjeçarit. Një nga emrat e preferuar dhe që kishte aprovimin e të gjithëve ishte ai i Louis van Gaal. Por, vetë Van Gaal refuzon dhe zbulon se nuk do ta marrë ai drejtimin e Ajaxit pasi për të rëndësi në këtë moment ka vetëm shëndeti.

Lexo edhe:

“Shëndeti im vjen para të gjithave, nuk më pëlqen më të jem trajneri i një klubi. Kombëtare? Nuk e di, varet nga shumë faktorë”, tha Van Gaal. Kujtojmë se Van Gaal është duke u kuruar nga një kancer në prostatë dhe së fundmi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...