Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League, Chelsea prezanton mesfushorin ekuadorian

Telenovela Moises Caicedo merr fund njëherë e mirë. Mesfushori ekuadorian është zyrtarisht futbollisti më i ri i Chelseat teksa “Blutë e Londrës” paguan plot 115 milionë paund në arkat e Brighton, duke e shndërruar 21-vjeçarin në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Caicedo ishte një nga objektivat kryesorë të Liverpool, madje “The Reds” e arritën akordin me Brighton shumë më herët se Chelsea, por vendimtare ishte dëshira e lojtarit që këmbënguli deri në fund për t’u transferuar në Stamford Bridge. Trajneri Mauricio Pochetino shton kështu një armë më shumë në arsenalin e tij, teksa Caicedo i bashkohet një reparti në të cilin bëjnë pjesë emra si Enzo Fernandez, Conor Gallagher, Chukwuemeka dhe Ugochukwu.

Në fjalët e tij të para si futbollist i Chelseat, Caicedo shprehet mjaft i lumtur duke theksuar se nuk e mendoi dy herë kur i erdhi oferta për t’iu bashkuar klubit nga Londra.

Lexo edhe: 

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Chelsean, kam shumë emocione. Kur erdhi oferta e Chelseat, nuk e mendova dy herë dhe menjëherë zgjodha skuadrën e radhës. Doja me patjetër të nënshkruaja për Chelsean, është një ëndërr që bëhet realitet dhe mezi pres të zbres në fushë me fanellën e re.

Vlen të theksohet se kjo nuk do të jetë lëvizja e fundit sa i takon merkatos pasi shumë shpejt, Chelsea pritet të zyrtarizojë për 50 milionë paund edhe Romeo Lavian nga Southampton duke i dhënë një tjetër “fytyrë” repartit të mesfushës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...