Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“U bë bajat me gol çdo ndeshje”, Bellingham mahnit edhe mbrojtësin e Barçës

Jude Bellingham po mahnit tifozët e Realit të Madridit, por jo vetëm. Impakti i talentit anglez në La Liga ka qenë fantastik. 20-vjeçari është shndërruar në goleadorin e Realit.

Deri tani numëron 10 gola dhe 3 asiste mes kampionatit spanjoll dhe Champions League. Shifra që kanë bërë për vete edhe “armiq” te Barcelona.

Mbrojtësi i skuadrës katalanase, Andreas Christensen komentoi ecurinë fantastike të Bellingham në një prononcim për TV2SPORT.

Lexo edhe: 

Është bërë e mërzitshme të ulesh të shohësh rezultatet e Realit dhe golat e Bellingham… Nuk e di se sa gola ka shënuar deri tani, thjesht po shënon në çdo ndeshje.

Çfarë blerjeje, Reali i Madridit ka nënshkruar me një futbollist të shkëlqyer”, u shpreh mbrojtësi danez i Barcelonës.

Bellingham u kërkua me ngulm edhe nga Manchester City gjatë merkatos verore, por në fund zgjodhi “Los Blancos”, që paguan 103 moln euro në arkat e Borussia Dortmund.

3 orë telefonatë s’e bindën Bellingham, si Reali shtangu Guardiolën

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...