Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“U frymëzuam nga Reali”, De Rossi: Krenar që jam trajneri i kësaj Rome

Në fillim rinovimi, më pas fitorja ndaj Milanit dhe kualifikimi në gjysmëfinalet e Europa League. Daniele De Rossi po përjeton emocione të forta si trajner i Romës së tij.

Verdhekuqtë mposhtën 2-1 kuqezinjtë, teksa kishin fituar 0-1 edhe në “San Siro”. Dhe tani do të përballen me Bayer Leverkusen, një nga ekipet më në formë të Europës. Duke përsëritur gjysmëfinalen e edicionit të kaluar.

Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar rinovimin. Kisha pak frikë se ndoshta lajmi do të prishte pjesën tjetër të ditës. Gjithashtu kisha frikë se rezultati i ndeshjes do të prishte lajmin e bukur.

 

Por u shpërblyem nga një ndeshje e jashtëzakonshme e djemve. Jam krenar që jam trajneri i tyre. Skuadra bëri gjithçka, e nisi mirë, tentoi dhe gjeti saktë thellësinë, si në golin e dytë.

E kishim përgatitur një gjë të tillë. Gjithashtu luftuam siç luftojnë skuadrat e mëdha. Na e mësoi një gjë të tillë Reali i Madridit, edhe të mëdhenjtë luftojnë e sakrifikojnë.

Nuk mund të pretendojmë të vëmë poshtë çdo kundërshtar. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që gjejmë përballë skuadra të mrekullueshme si Milani, një skuadër e stërvitur mirë. Që zhvilloi dy ndeshje pozitive ndaj nesh”.

Lexo edhe:

Nuk mungon një koment për El Shaarawyn, një ndër më të mirët e Romës, dhe Bayer Leverkusenin, rivalin e radhës në gjysmëfinale.

E njoh El Shaarawyn prej vitesh, që kur ishte një djalosh. Nuk ishte ky futbollist që është sot. Ishte talent i madh, por pak futbollist, dhe më pak burrë. Ajo që bëri ndaj Milanit ishte e pabesueshme!

Europa League, çiftet që do të përballen në gjysmëfinale

Mbrojti shumë, fitonte topin dhe rinisej në sulm. Është shumë bukur ta shohësh duke luajtur në këtë mënyrë, të bën krenar si trajner.

Leverkuseni? Kur eliminon Milanin duke luajtur futboll të mirë, do të thotë që ke bërë shumë mirë. Një gjë e tillë na mbush me besim, por tani do të ndeshemi me një skuadër të pamposhtur.

Ata duken si të pathyeshëm, por ne do të jemi gati dhe do të përpiqemi t’i vendosim në vështirësi”, përfundoi trajneri i Romës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...