Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendimet e Disiplinës/ Gjoba për tre klube të Superiores, ndëshkohet edhe Tirana

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur për të shqyrtuar shkeljet sportive gjatë fundjavës futbollistike në vend, duke marrë edhe masat ndëshkimore përkatëse.

Erzeni, Bylis e Kukësi janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërsa Tirana do të duhet të dëmshpërblejë dëmet që lojtarët shkaktuan në dhomat e zhveshjes, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me dy ndeshje pezullim është dënuar edhe mbrojtësi i Kastriotit, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, ku u ndëshkua edhe me karton të kuq…

Lexo edhe:

Vendimi i Komisionit të Apelit në FSHF:

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.05.2023
Share:
1. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i KS Kastrioti, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

5. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. Zyrtari i F.C Bulqiza, Ervis Alliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Devolli, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Laberia FC, Igli Moqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Shkendija TR U-17, Amarildo Demiraj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Manuel Hajrulla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF Bylis U-21, Charles Atshimene, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF Teuta U-21, Klaid Hoxha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF Teuta U-21, Muco Boci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Alfred Zefi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Kastrioti, Eneid Kodra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...