Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vendos sulmuesi i Argjentinës, Boca Juniors prek finalen

Boca Juniors me një këmbë në finalen e Copa Libertadores. Skuadra argjentinase 5-herë fituese e këtij kompeticioni mposhti me rezultatin e pastër 2-0 brazilianët e Palmeiras në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në stadiumin Bombonera në Buenios Aires dhe tashmë ëndrron trofeun e 6-të në këtë kompeticion, trofe që i mungon që nga viti 2007. Ishte sulmuesi i kombëtares argjentinase Dario Benedetto heroi i Bocës në këtë sfidë, pasi edhe pse hyri në fushë vetëm në minutën e 77-të në harkun e 5 minutave nga e 83-ta në të 88-ën realizoi dy gola shumë të bukur fillimisht me kokë dhe më pas me një goditje nga distanca, duke i dhënë një fitore të madhe Boca Juniorsit përballë Palmeiras. Lëvizje e zgjuar ajo e trajnerit Guillermo Barrios Schelotto për të hedhur në fushë Benedetton i cili vendosi fatet e një sfide që po mbyllej 0-0.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...