Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen niset i pari edhe në garën Sprint, Ferrari jashtë podiumit/ Katastrofë Mercedesi

Pas asaj të Azerbajxhanit, këtë të shtunë në Austri, do të zhvillohet gara e dytë Sprint e sezonit në Formula 1. Nga provat, rezultoi se ashtu si në garën e së dielës, edhe në garën Sprint Max Verstappen do të niset nga vendi i parë.

Piloti holandez ia doli të garantojë “Pole Position” me shumë pak diferencë nga ndjekësi i tij më i afërt, shoku i skuadrës Sergio Perez. Vendi i tretë për Lando Norris me McLaren, ndërsa nuk mundi të përsëriste veten, Charles Leclerc.

Lexo edhe: 

Piloti monegask ndryshe nga provat zyrtare që i mbylli në vend të dytë, këtë herë nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë duke mbetur pas Hulkenberg që niset nga vendi i katërt dhe pas Carlos Sainz që niset nga vendi i pestë.

Në dhjetëshen e parë ka vend për Alonson që niset i shtati, Stroll, Ocon dhe Magnussen. Ndërkohë, një zhgënjim total në radhët e Mercedes që nuk mundën të bënin një paraqitjet dinjitoze me George Russell që do të niset nga vendi i 15-të ndërsa Lewis Hamilton që u eliminua që në sesionin e parë do të niset nga vendi i 18-të.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...