Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Barcelona fitore në frymën e fundit, penalltia e Lewandowskit nxit polemika

Fitore në frymën e fundit e Barcelonës në fushën e Celta Vigos për javën e 25-të të La Ligas. Një penallti e realizuar nga Robert Lewandowski në limitet e kohës shtesë I dha tri pikë skuadrës së Xavi Hernandezit në këtë transfertë të vështirë, por jo pa polemika.

Në fakt, në momentin e parë Guaita e ndali sulmuesin polak, por me ndërhyrje e sistemit VAR 11-meërshi u përsërit me pretendimin se portieri i kishte të dyja këmbët përtej vijës së portës.

Lewandowski, në fakt, e mbylli me dygolësh ndeshjes, pasi realizoi edhe golin e parë në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Iago Aspas realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se Reali kryesues, që luan këtë të diel në fushën e Rayo Vallecanos.

                        

Lexo edhe:

                                          Celta Vigo – Barcelona 1-2

90+8′ – Penallti për Barcelonën. Guaita e ndal tentativën e Lewandowskit, por kryesori vendos që penalltia të përsëritet e herën e dytë sulmuesi polak nuk gabon, 1-2

47’ – Pjesa e dytë nis me gol për Celta Vigon. Oscar Mingueza pason për Iago Aspas, që përballë Ter Stegenit nuk gabon, 1-1.

45′ – Barcelona në avantazh ndaj Celta Vigos në transfertë në fundin e pjesës së parë. Robert Lewabndowski shfrytëzon një pasim të Lamine Yamal për ta dërguar topin në rrjetë, 0-1.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...