Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Barcelona për pak turpërohet nga Granada, Ter Stegen i mohon golin Uzunit

Granada për pak turpëron Barcelonën në “Montjuic”. Skuadra andaluziane, me Myrto Uzunin titullar, iu afrua shumë fitores, por në fund u largua me vetëm një pikë nga Barcelona, pas barazimit spektakolar 3-3.

Myrto Uzuni dha asistin e golit të dytë të Granadës, si dhe iu suksesit personal në fundin e sfidës, por Ter Stegen, me instiktin e tij i mohoi golin.

Shënuan të parët “blaurganat” me Lamine Yamal, për Granada u kundërpërgjigj me Sanchez dhe Pellistrin, para se Lewandowski të barazonte 2-2.

E gjeti sërish golin Granada me Miquel, por Yamal, fenomenal me një goditje nga distanca, barazoi 3-3. Ky ishte rezultati përfundimtar i një ndeshjeje që dhuroi emocione, por jo një fitues, edhe pse për skuadrën e Uzunit një pikë në Barcelonë vlen shumë.

                                                       Barcelona – Granada 3-3

82′ – Pranë golit Uzuni me një goditje të befasishme, bën mrekullinë Ter Stegen.

79′ – Vijon festivali i golave në ndeshjes mes Barcelonës dhe Granadës, Lamine Yamal realizon një “perlë” rreth 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, 3-3.

67′ – Ndeshje e çmendur në “Montjuic”, Miquel shënon të tretin për Granadan, 2-3.

 

64′- Kundërpërgjigjet shumë shpejt Barcelona me Lewandowskin, barazohet në 2-2 sfida.

59′ – Ndodh e papritura në “Montjuic”, në minutën e 59-të, Myrto Uzuni asiston ën mënyrë perfekte për Pellistrin, Granada në epërsi 1-2.

43′ – Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Ricard Sanchez barazon shifrat, 1-1.

14′ – Granada nuk reziston gjatë përballë Barcelonës në transfertë. Pa u mbushur çerek ore lojë, Lamine Yamal shtyn topin drejt rrjetës në shtyllën e tyre, pas asistit të Cancelos, 1-0.

 

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...