Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayerni shkërmoq Dortmundin, tregolësh i Harry Kane

Bayerni i Mynihut e “harron” shumë shpejt eliminimin e papritur dhe të turpshëm nga Saarbucken në kupën e Gjermanisë me një fitore të thellë 0-4 në klasiken e futbollit gjerman, përballë Dortmundit, në “Signal Iduna Park”.

Kampionët në fuqi shfrynë në njëfarë mënyrë ndaj rivalëve verdhezinj, duke shënuar dy herë në fillim të lojës, si dhe në pjesën e dytë, pa e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.

E hapi serinë e golave Upamecano, për t’ia lënë më pas skenën sulmuesit kryesor, Karry Kane, që sigloi tregolësh.

Bayerni me këtë sukses ruan vendin dytë me 28 pikë, ndërsa Borussia mbetet e katërta me 21 pikë.

Dortmund – Bayern 0-4

Zhbllokohet shumë shpejt klasikja e futbollit gjerman, Borussia Dortmund – Bayern. Në minutën e katërt, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Upamecano, i pambuluar nga mbrojtja, nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë, 0-1.

Vetëm 5 minuta më vonë vjen goli i dytë i Bayernit me autor Harry Kane.

Në pjesën e dytë, Harry kane realizoi golin e sigurisë dhe te rezultatit përfundimtar 0-3.

Sulmuesi anglez nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, teksa në shtesë realizoi golin e tretë personal (0-4).

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...