Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Dy gola në fitoren e Legias, Muçi i papërmbajtshëm në Poloni

Ernest Muçi rikthehet te goli në Poloni teksa shënoi dy herë në ndeshjen e kampionatit të Legias së Varshavës ndaj Ëidzeë Lodz të përfunduar me shifrat 3-1. Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij. I gjendur përballë portës kundërshtare, ish-futbollisti i Tiranës nuk fali dhe shënoi një gol të bukur.

Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por mendoi sërish Muçi për të kaluar në avantazh të tijtë. Sulmuesi realizoi një gol mjaft të bukur teksa me një goditje teknike e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Këto ishin dy golat e parë për Muçin në kampionatin polak, teksa më parë 22-vjeçari kishte realizuar vetëm në kualifikueset europiane. Këto gola të Muçit janë një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Sylvinho në prag të ndeshjeve kualifikuese të Shqipërisë ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...