Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami preferuan të ndajnë festën e kualifikimit në Gjermani me tifozerinë në rrjetet sociale, aty ku mesfushori i Interit qëndroi LIVE për disa minuta, rrugës nga stadiumi për në aeroport.
Në video komenton edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, që fillimisht komplimenton muzikën shqiptare në sfond, teksa nuk mungojnë batutat nga Asllani e Bajrami. Më pas kapiteni zikaltër kujtohet për kualifikimin dhe komplikon sërish shokun e tij të skuadrës te Interi, Asllanin, duke i shkruar: Komplimente i çmendur!
Lexo edhe:
