Frosinone rikthehet te fitorja në kampionat pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e Eusebio Di Francescos, mposhti 2-1 Empolin. Falë dy golave të bukur të shqiptarëve Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic. Të parët për ta në Serie A.
Vendasit goditën shtyllën dhe traversën me anë të kapitenit Mazzitelli, ndërkohë që VAR-i anuloi golin Çunit në pjesën e parë. Caputo shkurtoi për miqtë në 86’, teksa një minutë më vonë ndëshkoi sërish vendasit. Por, VAR-i e anuloi golin.
Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli luajtën si titullarë për Empolin, ndërkohë që Stiven Shpendi e ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina.
FROSINONE-EMPOLI 2-1
Feston edhe Arijon Ibrahimovic, i cili ndëshkoi Etrit Berishën në minutën e 74’, duke kaluar Frosinonen në avantazh të dyfishtë përballë Empolit.
17-vjeçari shqiptar, i cili njësoj si Çuni kanë ardhur tek ekipi lacial nga Bayern Munchen (Ibrahimovic në huazim), gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare.
Ky është goli i parë sezonal në Serie A për adoleshentin e talentuar. Dhe i dyti radhazi pas atij të shënuar në mesjavë në Kupën e Italisë kundër Torinos.
GOLI I IBRAHIMOVIC
VAR-i i anuloi golin e parë në Serie A në pjesën e parë, por Marvin Çuni nuk ndalet dhe në minutën e 58′ realizoi një gol të mrekullueshëm. Duke mposhtur Etrit Berishën dhe duke i dhuruar Frosinones avantazhin përballë Empolit.
Sërish asist i Arijon Ibrahimovic dhe ekzekutim fantastik i Çunit, i cili kreu një veprim teknik të nivelit të lartë mes “trafikut” të ngjeshur të mbrojtjes së skuadrës toskane.
GOLI I ÇUNIT
Goli i Empolit
Para dhe pas golit të sulmuesit të Shqipërisë, kapiteni i Frosinones Luca Mazzitelli goditi shtyllën dhe traversën e portës së mbrojtur nga Etrit Berisha.
Traversa e Mazzitellit
Shtylla e Mazzitellit
PJESA E PARË
Marvin Çuni i pafat. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mposhti Etrit Berishën në minutën e 21’ të Frosinone-Empoli, por VAR-i anuloi golin për pozicion të parregullt.
Lojtarët vendas bënë presing lart dhe përfituan nga pasiguria e Ardian Ismajlit. Shqiptari tjetër Arijon Ibrahimovic pasoi për Çunin, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Lexo edhe:
- Durrësi me sytë nga boksi, të dielën zhvillohet edicioni i katërt i “Titans Fight”
- Lajm i keq për Inter, Pavard mbyll para kohe vitin 2023
- Pioli gëzohet prag PSG-së, Milan-it i bashkohen tre emra të rëndësishëm
- Shqetëson Ivan Balliu, dëmtimi në gju nga një shkak i panjohur
Por ndërhyrja e teknologjisë frenoi festën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili duhet të presë për golin e parë zyrtar në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi 0-0. Frosinone-Empoli po transmetohet live në SuperSport 2.
GOLI I ANULUAR I ÇUNIT
