Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ I anulohet një gol, por shënon një tjetër! Muriqi i pandalshëm

Vedat Muriqi është protagonist si gjithnjë tek Mallorca, madje sulmuesi i Kosovës e gjen mënyrën për t’u bërë vendimtar edhe në momentin që nuk shënon vetë. Në ndeshjen që Mallorca po luan në shtëpi ndaj Villareal, Muriqi rikuperoi topin nga portieri kundërshtari dhe pasi hyri në zonë pasoi për Kadewere që nuk gaboi dhe shënoi për t’i dhënë avantazhin.

Ky ishte asisti i dytë për Muqirin në këtë sezon, teksa “Pirati” numëron edhe tetë gola duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Pjesa e dytë pa sërish Muriqin si protagonist me sulmuesin që iu anulua një gol në minutën e 54-të. Ishte pikërisht lojtari Dardan ai që nisi aksionin, mirëpo Muriqi ishte në pozicion jashtë loje dhe në këtë formë realizimi ishte i pavlefshëm.

Gjithsesi, 28-vjeçari nuk u dorëzua dhe shënoi në minutën e 63-t, golin e katërt të ndeshjes. Këtë herë gjithçka ishte e rregullt me sulmuesin që realizoi golin numër nëntë në këtë edicion të La Liga, duke u konfirmuar një lider për Mallorcan që po fiton me shifrat 4-2 ndaj Villareal.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...