Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Inter vuan, por në fund kualifikohet në shtesë ndaj Parmës

Inter vuan, por në fund ia del të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë teksa mposhti në kohën shtesë Parmën me rezultatin 2-1.

Sa i takon sfidës, emilianët e befasuan Interin në pjesën e parë teksa Juric realizoi një supergol në minutën e 38-të me një goditje nga distanca ndërsa portieri Andre Onana nuk mundi të reagonte teksa topi shkoi në trekëndësh.

Nga ana tjetër, zikaltërit provuan maksimumin për të reaguar mirëpo golin e gjetën vetëm në minutën e 88-të me anë të Lautaro Martinez.

Argjentinasi shfrytëzoi një top që mbeti vakant në zonë dhe me një goditje me të djathtën e dërgoi sferën në cepin e kuadratit të Buffon, me gardianin veteran që nuk mund të bënte asgjë.

Kështu, sfida iu drejtua kohës shtesë, aty ku zikaltërit iu gëzuan përsëri golit që këtë herë erdhi nga një mbrojtës si Acerbi. Vendasit më pas menaxhuan rezultatin dhe në fund ia dolën të preknin objektivin për të kaluar në raundin pasardhës aty ku presin fituesin e çiftit Atalanta-Spezia.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...