Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Juventus mposht Realin në miqësore, shënon edhe sulmuesi i afruar në këtë merkato

Juventus mposhti Real Madrid në miqësoren e zhvilluar në Amerikë, aty ku dy skuadrat zhvilluan fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Bardhezinjtë u shfaqën më kërkues në fushë dhe në fakt u shpërblyen me gol kur ende nuk ishte luajtur një minutë e plotë. Luka Modric gaboi në pasim me topin që u rikuperua nga Alex Sandro.

McKennie ai që tentoi portën e Thibaut Courtois, por u ndal nga shtylla. Megjithatë, topi u kthye te Moise Kean me sulmuesin që nuk e pati të vështirë të realizonte me portën e boshatisur. Spanjollët provuan të reagonin, por ishte Juventus që gjeti sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë nga një kombinim amerikan duke qenë se McKennie “ftoi” në aksioni Timothy Weah.

Lexo edhe:

Sulmuesi i afruar te italianët në këtë dritare të merkatos, ishte i lirë brenda zone dhe e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit Courtois. Gjithsesi, Real shkurtoi shifrat në pjesën e parë teksa në të 38-tën, Vinicius Junior shfrytëzoi më së miri një pasim të Toni Kroos dhe falë shpejtësisë së tij mposhti portierin Szczęsny.

Me shifrat 2-1 përfunduan 45-minutat e para, ndërsa në fraksionin e dytë zëvendësimet e shumta bënë që ritmi të ulej ndërsa Juventus gjeti vetëm në minutën e 95-të golin e tretë me anë të Dusan Vlahovic.

Me Realin e hedhur para në kërkim të golit të barazimit, serbi nuk e pati të vështirë të shënonte në kundërsulm pas një asisti të të riut, Soule. Ndërkaq, për të dyja skuadrat kjo ishte ndeshja e fundit në tokën amerikane teksa si Reali ashtu edhe Juventus tashmë bëhen gati për kampionatet respektive.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...