Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Liverpool bind ndaj Wolves, Klopp përcillet si hero në ndeshjen e tij të fundit te “The Reds”

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë.

Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me fitoren 2-0 ndaj Wolves, ndërsa u rendit në përfundim të edicionit futbollistik 2023-2024 në vend të tretë me 82 pikë.

Lexo edhe:

Në minutën e 28’ Semedo u ndëshkua me karton të kuq dhe i la miqtë me dhjetë lojtarë.

Superioriteti numerik u shfrytëzua nga vendasit, të cilët zhbllokuan takimin në minutën e 34’ falë Mac Allister.

Teksa në minutën e 40’ Quansah dyfishoi avantazhin për skuadrën e Jurgen Klopp si dhe vulosi këtë takim, pasi pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë.

Kështu Liverpool e mbyll sezonin në vend të tretë me 82 pikë, teksa Wolves në vend të 14-të me 46 pikë.

Ndërsa vlen të theksohet që tifozët e “The Reds” realizuan një super performancë para nisjes së takimit, e gjitha e dedikuar për trajnerin Jurgen Klopp, duke shkruar “Jurgen you never walk alone”, që në shqip përkthehet “Jurgen ju kurrë nuk do

jeni vetëm”, si dhe u duartrokit gjatë gjithë kohës në ndeshjen e fundit të gjermanit në krye të Liverpool.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...