Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Messi shfaqet pas “rrëmujës”: Pres vendimin e klubit

Messi shfaqet pas “rrëmujës”
Messi shfaqet pas “rrëmujës”

Leo Messi është kthyer në një çështje në Francë, ku pas mungesës në seancën stërvitore të së hënës, u dënua nga klubi me 2 ndeshje pezullim, ndërkohë që pati protesta dhe ofendime nga tifozët. Ylli argjentinas ka reaguar së fundmi përmes një video-meazhi në rrjetet sociale, ku u kërkon falje bashkëlojtarëve të tij dhe tifozëve, duke justifikuar se e kishte të pamundur për të ndryshuar axhendën e tij, çka e kishte bë

“Përshëndetje. Doja ta bëja këtë video pas gjithçkaje që po ndodh. Para së gjithash, u kërkoj falje sërish bashkëlojtarëve të mi në klub. Sinqerisht mendova se do ta kishim ditën e pushimit pas ndeshjes siç kishim bërë më parë. E kisha organizuar këtë udhëtim në Arabinë Saudite, të cilin e kisha anuluar më parë dhe nuk munda të shkoja. Edhe një herë, kërkoj falje për atë që bëra.Do të jem këtu, duke pritur të shoh se çfarë dëshiron të bëjë klubi, asgjë më shumë. Një përqafim.”

Në Francë janë shtuar zërat se Messi mund të mos zbresë më në fushën e lojës me fanellën e PSG-së, teksa pas pezullimit të tij do të jenë dhe tre ndeshje në fund. Në fundin e sezonit kontrata e Messit do të përfundojë dhe ai do të largohet në verë, por ka mbetur ende i pacaktuar destinacioni i ri, ku deri më tani është përfolur rikthimi tek Barcelona, një superofertë nga arabët e Al-Hilal, si dhe interesimi konkret i Inter Miami.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...