Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Napoli ngec në “Diego Maradona”, Real Sociedad ngjitet në krye

Gjashtë gola prodhuan dy duelet e para të mbrëmjes në Champions League. Napoli barazon 1-1 përballë Union Berlin në “Diego Maradona”, ndërkohë që Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benfikës në Spanjë.

 

Kampionët e Italisë mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Matteo Politanos (39’), ndërkohë që më parë VAR-i anuloi golin e mesfushorit Frank Anguissa për faull të kapitenit Di Lorenzo.

 

Por, gjermanët evituan humbjen e radhës nëpërmjet golit të David Datro Fofana (52’). Duke i dhënë fund kështu ecurisë negative prej 12 humbjesh radhazi në të gjithë kompeticionet.

Lexo edhe: 

Napoli është ngjitur në kuotën e 7 pikëve në grupin C, teksa Unioni siguroi pikën e parë. Feston sërish Sociedadi kundër Benfikës, rival të cilin e mposhti për herë të dytë radhazi.

Baskët zhvilluan një pjesë të parë perfekte, fraksion ku shënuan me Mikel Merino, Mikel Oyarzabal dhe Ander Barrenetxea. Mes tyre një gol i anuluar nga VAR-i (Merino) dhe më pas një penallti e humbur për vendasit (Mendez).

“Shqiponjat e Lisbonës” shkurtuan rezultatin sapo nisën 45 minutat e dyta me Rafa Silvan, por vetëm kaq. Skuadra spanjolle është ngjitur në krye të grupit D me 10 pikë, duke hedhur një hap të sigurt drej kualifikimit. Portugezët mbeten të fundit me 0 pikë.

 

GOLI I PARË I REAL SOCIEDAD

GOLI I DYTË I REAL SOCIEDAD

GOLI I TRETË I REAL SOCIEDAD

PENALLTIA E HUMBUR NGA REAL SOCIEDAD

GOLI I BENFIKËS

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...