Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Roma dhe Mourinho shkruajnë historinë në Tiranë, italianët mposhtin Feyenoord në Air Albania

Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Conference League. Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e Air Albania-s teksa shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin 1961. Ndeshja në fakt, nisi e qetë ashtu siç luhen finalet. Munguan rastet e pastra dhe të dyja skuadrat ishin duke studiuar njëra-tjetrën ndërsa trajneri Jose Mourinho në minutën e 18-të humbi për arsye dëmtimi Mkhitaryan.

Gjithsesi, në rastin e parë të rrezikshëm, verdhekuqtë ndëshkuan holandezët me Zaniolon që mori topin bukur në zonë pas një pasimi të Mancinit dhe me klas kaloi portierin Bijlow. Goli ndezi gjakrat e lojtarëve në fushë që patën edhe një moment tensioni, megjithatë sërish munguan rastet. Fraksionin e dytë, Feyenoord e nisi me një marsh më shumë ndeshjen dhe menjëherë krijuan dy raste të pastra brenda tre minutave ku goditën dy herë shtyllën.

Gjithsesi, Roma pati fat dhe e kaloi momentin e vështirë falë edhe ndërhyrjeve të portierit Rui Patricio që ruajti portën e paprekur. Në minutat në vazhdim, Roma pati një mundësi të artë me Pellegrinin për të mbyllur llogaritë e sfidës, por kapiteni goditi dobët. Gjithsesi, Roma i mbijetoi sulmeve të holandezëve dhe fitoi trofeun e Conference League në stadiumin Air Albania.

Sakaq, vlen të theksohet edhe fakti se trajneri Mourinho, bëhet i pari trajner që fiton tre kompeticione të UEFA-s; Champions League, Europa League dhe tashmë Conference League. Kështu, Tirana i sjell fat Romës dhe teknikut portugez që tashmë i pret një festë e madhe e merituar për një sezon që mbyllet me një trofe të rëndësishëm për klubin verdhekuq.

Kronika e ndeshjes:

90+5′ Përfundon ndeshja në Air Albania, Roma fiton edicionin e parë të Conference League teksa mposhti me rezultatin 1-0 Feyenoord

86′ Pellegrini kishte mundësinë e artë për të mbyllur llogaritë e takimit. Mesfushori ishte i vetëm në zonën e Feyenoord, por godet në qendër të portës me portierin Bijlow që grushton topin

73′ Mundësi për Romën teksa Veretout godet fort në hyrje të zonës, por grushton portieri Bijlow

60′ Shpëton Roma nga një tjetër sulm i holandezëve, gabon Smalling që humbet ekuilibrin në hyrje të zonës. Por, për fat të italianëve, Ibanez korrigjon gabimin e anglezit dhe ndërhyn saktësisht në momentin e fundit ndaj Dessers

52′ Shansi për Romën, Tammy Abraham i “vjedh” kohën mbrojtësit, por britaniku mbahet nga fanella. Gjithsesi, sulmuesi qëndron në këmbë, por humbet topin. Mund ta kishte zgjidhur më mirë sulmuesi i Romës.

50′ Sërish Feyenoord që ka ndryshuar marsh në këtë fraksion të dytë, Patricio shpëton portën pasi devijon goditjen e Malacia me topin që përplaset në shtyllë

47′ Feyenoord e nis me vrull pjesën e dytë, topi përplaset te Mancini dhe përfundon në shtyllë ndërsa më pas topi përfundon në dorën e Cristantes. Në vazhdimin e aksionit, Rui Patricio bën një pritje të shkëlqyer për të ruajtur avantazhin e Romës. Ndërhyn edhe VAR për prekjen e topit me dorë, por në fund, nuk ka asnjë kriter për të akorduar penallti në rastin e Cristantes

45+4′ Mbyllet pjesa e parë në Air Albania, Roma në avantazh falë golit të Nicolo Zaniolos

45+4′ Rui Patricio vendoset sërish në provë, por sërish portieri portugez është në lartësinë e duhur dhe largon rrezikun nga zona e tij edhe pse në fund përplaset me Ibanez

41′ Feyenoord në tentativën e parë drejt portës së Rui Patricios, Kokcu godet nga një distancë e konsiderueshme mirëpo gardiani i Romës kontrollon në dy kohë

36′ Momente tensioni në Air Albania, goli “nxeh gjakrat” në fushë

Abraham ka edhe një mesazh për tifozët e Feyenoord!

32′ Gooooool! Zhbllokohet finalja në Conference League, Roma kalon në avantazh me Nicolo Zaniolo i cili shfrytëzon në maksimum asistin e Mancinit

18′ Zëvendësim i detyruar për Romën, Mkhitaryan lë fushën i dëmtuar

1′ Starton finalja e Conference League në stadiumin Air Albania, Roma-Feyenoord

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zalewski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham

Feyenoord: Bijlow, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...