Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Shpërdoroi një rast të pastër shënimi, Richarlison nuk i mban lotët

Brazili e nisi me “këmbën e mbarë” fushatën eliminatore për Kupën e Botës të vitit 2026 teksa mposhti me shifrat 5-1, Bolivinë. “Selecao” fitoi falë dy golave të Rodrygo e Neymar dhe një të Raphinhas.

Ndërkohë, sfida rezultoi e hidhur për sulmuesin e Tottenham, Richarlison. Ky i fundit shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer shënimi në fillimin e pjesës së dytë dhe e vuajti shumë atë moment.

Madje, pas zëvendësimit, kamerat e fokusuan teksa Richarlison nuk mundi t’i mbante lotët duke ndjerë peshën e fajit.

Lexoni edhe: 

Këtë sezon, Richarlison e ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës dhe atë në Carabao Cup, teksa është ende në kuotën e zero golave pas katër ndeshjeve të para në Premier League.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...