Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Sulmi verdhekuq i papërmbajtshëm, Roma dhuron spektakël ndaj Monzës

Vazhdon ngjitja e Romës për objektivin Champions League. Në javën e 27-të të Serisë A, skuadra e De Rossit mundi Monzën 4-1, parakaloi për momentin Atalantën dhe shkoi në -1 nga Bologna e vendit të katërt.

Për verdhekuqtë realizuan Pellegrinin (38′) dhe Lukakun (42′) në fraksionin hapës, ndërsa në pjesën e dytë Dybala (63′) realizoi të tretin me një goditje dënimi perfekte dhe Paredes (82′) shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në finale erdhi goli i mrekullueshëm nga Andrea Carboni (87′), për që vlejti vetëm për statistikë.

Tjetër fitore për De Rossin në stolin e Romës, ku gjithçka ka ndryshuar pozitivisht pas shkarkimit të Mourinhos, por duhet parë nëse ky ritëm do të ruhet deri në fund të sezonit me arritjen e objektivave: suksesi në Europa League dhe vendi i katërt në Serinë A.

Lexo edhe:

                                         Monza – Roma 1-4

Golat:

Roma e mbyll në epërsi të dy golave pjesën e parë të ndeshjes me Monzën në transfertë. Në minutën e 38-të të takimit, Pellegrini, kontrolloi një top në zonën e vendësve i shërbyer nga Lukaku dhe me një goditje të befasishme e dërgon topin në rrjetë.

Pa mbaruar mirë festa e golit të parë të verdhekuqve, Dybala jep një asist perfekt për Lukakun në qendër dhe sulmuesi belg nuk fal, 0-2.

Fantastik Paulo Dybala në ekzekutimin e goditjes së lirë, o-3.

Golin e radhës e shënon Paredes me penallti, 0-4.

Monza realizon golin e nderit, Birindelli befason portierin Svilar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...