Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Tjetër zhgënjim për futbollin italian, kombëtarja U-20 humb finalen e Botërorit

Humbje e papritur e Italisë në finalen e Kupës së Botës U-20 të zhvilluar në Argjentinë. Në ndeshjen vendimtare në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në La Plata, të kaltrit u mposhtën nga Uruguai 1-0 falë goditjes me kokë të Luciano Rodriguezit në minutën e 86-të.

Përfaqësuesja latino-amerikane e fiton për herë të parë në histori këtë trofe, teksa më parë kishte luajtur dy finale në vitet 1997 dhe 2013.

Një një finale e luajtur me shumë kujdes (e mbyllur), por që u ndez nga fundi: në minutën e 82-të, Prati ndërhyn keq te Diaz dhe merr kartonin e kuq, por VAR-i e shndërron karton të verdhë.

Lexo edhe: 

Megjithatë, katër minuta më vonë, vjen goli që vendosi finalen pas një rrëmujë në zonë.

Në ëtë rast, portieri i Italisë, Desplanches, ndër më të mirët në fushë, në këtë rast nuk mund të bënte asgjë.

Një tjetër zhgënjim në “metrat e fundit” për futbollin italian: pas dështimit për të Romës, Fiorentinës dhe Interit për të marrë një kupë europiane, erdhi edhe rënia e Italisë U-20 në finalen e Botërorit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...