Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Laçi: Jemi gati të japim maksimumin, na duhet mbështetja e tifozëve ndaj Moldavisë

Mesfushori i Sparta Prague, Qazim Laçi ka folur në konferencë për mediet, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet eliminatore të EURO 2024, me Shqipërinë që do të përballet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në prononcimin e tij futbollisti 27-vjeçar u shpreh se të gjithë janë gati për dy ndeshjet, ndërsa shtoi se çdo kundërshtar në vetvete është i fortë.

Lexo edhe:

Si ndjehesh në këtë grumbullim? “Trajneri ka besim te unë dhe unë do jap maksimumin si gjithmonë.”

Si i parashikoni ndeshjet? “Kjo kombëtare ka shumë eksperiencë si dhe shumë lojtarë të rinj me talent, ne do bëjmë maksimumin.”

Kohë pushimesh, a jeni gati për ndeshjen?Nuk besoj se lojtarët e kanë mendjen te pushimet, jemi profesionista, nuk është hera e parë që na ndodh, të gjithë lojtarët do japin maksimumin për Kombëtaren.”

Kundërshtarë të thjeshtë.Nuk mendoj se ka ekipe më të fortë apo më të dobët, të gjithë jemi njësoj. Por ne kemi lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë dhe do japim maksimumin për të fituar patjetër.”

Presion: “Nuk besoj se kemi presion, por kemi dëshirë për të luajtuar, lojtarët e rinj marrin eksperiencë nga lojtarë si Sadiku, atmosfera është shumë e mirë.”

Jeni gati për ndeshjet?Po punojmë shumë mirë me Sylvinhon, të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe të gjithë do jenë gati për dy ndeshjet që kemi.”

Tifozët: “Kemi shumë nevoj për tifozët, sidomos ndeshja e parë me Moldavinë do jetë shumë e rëndësishme që të marrim fitore, ndaj do kemi shumë nevojë për tifozët tanë.”

Sezoni personal: “Sezoni ishte shumë i mirë për mua dhe ndjehem shumë i kënaqur”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...