Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Vllaznia e dorëzon me nder “kalanë”, në “Loro Boriçi” feston Reali

Vllaznia e femrave nis me humbje fazën e grupeve të Champiosnit. Vajzat kuqeblu edhe pse mundën të rezistonin për plot 53 minuta lojë, nuk ia dolën të bënin surprizën përballë Realit të Madridit në një ndeshje historike në “Loro Boriçi”.

Në fakt, duke ditur diferencat e mëdha në cilësi, ishte e pritshme fitorja e vajzave madrilene, megjithatë duhet vlerësuar impenjimi i skuadrës shkodrane në këtë sfidë. Vlen të përmendet paraqitja e portieres Williams, që ka kreu disa pritje vendimtare, duke shmangur një humbje me goleadë. Për Realin shënoi në minutën e 54-t Gonzalez, ndërsa në të 76-të Carmona dyfishoi shifrat me penallti. Rezultati 2-0 mbeti i pandryshuar në minutat e mbetura të sfidës.

Femra/ Vllaznia – Real Madrid 0-2 (Gonzalez 54′, Carmona 76. 11-m)

76′ – Vjen goli i dytë për skuadrën e Realit. Carmona shndërron në gol 11-metërshin e shkaktouar nga Popovic, 0-2.

54′ – Dorëzohet Vllaznia pas thuajse një ore lojë. Aksion perfekt i vajzave të Realit, Williams këtë herë s’mund të bëjë asgjë.

24′ – Rasti i parë i rrezikshëm për vajzat kuqeblu, krosim perfekt i Megi Doçit nga e majta, por topi ishte i paarritshëm për sulmuesen e Vllasnisë Patterson.

22′ – Tjetër moment i vështirë në portën e Vllaznisë.

Ndihet supermacia e Realit të Madridit në “Loro Boriçi”, ku portierja amerikane Willams po kryen disa pritje të jashtë zakonshme, si kjo e minutës së 16-të.

 

Mbrëmje historike në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që do të sfidojë Realin e Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në futboll për femra.

Shkodranet shkruan historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në histori deri në këtë nivel dhe tani do të përballen në grup me kryeqytetaset spanjolle, por edhe Chelsean e PSG-në.

Luhet himni i Champions League në “Loro Boriçi”:

Ndeshjen live mund ta ndiqni në youtube:

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...