Bayer Leverkusen e nis me “këmbë të mbarë” edicionin numër 60 të Bundesligës teksa “Aspirinat” mposhtën në shtëpi me shifrat 3-2, Leipzig. Vendasit e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso u shfaqën më kërkues në fushë teksa pjesë e sfidës për 90 minuta ishte edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.
Lexo edhe:
- Seria A në DigiAlb/ Sezoni i ri me ofertën më të plotë televizive
- Ndeshja e “Play-Off” e Conference League, Struga zyrtarizon stadiumin ku do luajnë ndaj Breidablik
- “Nuk mund ta harrojmë atë”, Pochettino: I Kemi sytë nga Armando Broja!
- Ekskluzive/ Dajan Shehi transferohet në Kosovë, firmos me Gjilanin
Për Leverkusen ai që zhbllokoi shifrat ishte Frimpong në minutën e 24 ndërsa Tah dyfishoi 15 minuta më pas. Megjithatë, në të 39-të, Dani Olmo shënoi nga zhvillimet e një këndoreje për të hapur sërish ndeshjen e cila i mbylli 45 minutat e para me rezultatin 2-1.
Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me Wirts në minutën e 64-të. Por, edhe njëherë tjetër, Leipzig reagoi dhe rihapi ndeshjen me anë të Opendas. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Leverkusen mori tre pikët e para të kampionatit.
Në ndeshjet e tjera, Stuttgart fitoi me shifrat 5-0, ndërkohë që Augsburg barazoi në shtëpi me shifrat 4-4 ndaj Borussia Moenchgladbach. Sakaq, fitore në javën e parë mori edhe Wolfsburg që mposhti Heidenheim me shifrat 2-0 ndërsa Freiburg mposhti në transfertë 1-2 Hoffenheim.
