Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Vrapuan 9 km më shumë, detaji që e bën ta pavlefshëm zotërimin e topit nga PSG

“Ishte një fitore e merituar, një paraqitje e mirë nga skuadra. Ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por edhe ata mund ta bënin. Prandaj, rezultati është i mirë në këndvështrimin tim. Vrapuam shumë, por është e nevojshme që ta bëjmë në ndeshje si këto, ne duhet të fitojmë vendin tonë në Wembley, tani na duhet vetëm një barazim në ndeshjen e kthimit, por ne duam të fitojmë edhe javën e ardhshme”.

Kështu komentoi Edin Terzic pas fitores së Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Trajneri verdhezi vuri në dukje një nga pikat kyçe të ndeshjes: ekipi i tij vrapoi mbi 9 km më shumë se ai i Luis Enriques (110.1 km kundrejt 119.7).

Lexo edhe:

Një fakt që i bëri shumë përshtypje shtypit francez, i cili ishte shumë kritik ndaj trajnerit asturian dhe lojtarëve që dolën në fushë. “Një ndryshim domethënës, që hedh shifrën e posedimit të topit: 54% është shumë e ulët në raport me numrin e kilometrave të përshkuara. Në ndeshjen e parë të çerekfinales, të humbur kundër Barcelonës, shifrat ishin të ngjashme: 110,7 km.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...