Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

West Hami synon të marrë në janar Franko Vasquez nga Sevilla

Pas një merkatoje shumë agresive verën e kaluar, West Hami nuk duket se do të ndalet as në merkaton e dimrit. Në janar, trajneri Pellegrini u ka sugjeruar drejtuesve një fantazist për skuadrën dhe emri që kanë ata në listë është Franko Vazquez. Për West Ham, argjentinasi i Sevillas është një objektiv i vjetër, pasi ishte i preferuari i Pellegrinit edhe në verë, por klubi spanjoll nuk dëshironte të privohej. 29-vjeçari është ende i rëndësishëm për ta, pasi edhe shifrat e konfirmojnë në fushë 14 herë deri tani me 1 gol dhe dy asiste. Vetëm një ofertë e çmendur mund të tundonte Sevillan të pranonte largimin e Vazquez, ndryshe një operacion i tillë do të shtyhet në verën e ardhshme.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...