Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zëvendësuesi i Pogba kushton 180 milionë €, “Çekiçët” trembin United

West Ham është rritur shumë në dy vitet e fundit. Ekipi londinez po garon për vendet e larta në Premier League dhe po bën mirë në Europë. Djemtë e David Moyes janë kualifikuar në çerekfinalet e Europa League, raund në të cilin do të kenë përballë Lyonin.

Declan Rice është ylli dhe kapiteni i skuadrës që mbështetet nga një nga tifozeritë më të çmendura. Mesfushori mbrojtës, i cili ka veshur 27 herë fanellën e kombëtares angleze (2 gola), pëlqehet nga disa klube të mëdha, me Manchester United në “pole”.

“Djajtë e Kuq” do të humbasin shërbimet e Paul Pogba në fund të sezonit dhe Rice cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit. Gjithsesi, akordi me West Ham nuk do të jetë një mision i lehtë, pasi “Çekiçët” duan 180 milionë euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin, duke mos hequr dorë nga pretendimi i lartë.

Pagesa e një shume të tillë do e kthente Rice në futbollistin më të shtrenjtë në historinë e Premier League, dhe të dytin në historinë e futbollit pas Neymar, për të cilin PSG pagoi 222 milionë euro te Barcelona në vitin 2017.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...