Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Pjaniç lë Barcelonën dhe transferohet në Turqi!

Në vetëm një sezon karriera e Miralem Pjanic ka pësuar një rënie drastike. Transferimi te Barcelona për 60 milionë euro edhe pse në të vërtetë ishte një shkëmbim me brazilianin Arthur që kaloi te Juventusi në verën e vitit 2020, rezultoi një dështim i vërtetë për mesfushorin boshnjak që është larguar zyrtarisht nga blaugranat pas vetëm një sezoni ku nuk arriti të linte shenjë. Miralem Pjanic zgjodhi ta vazhdojë karrierën te Besiktas ku u huazua për një vit nga Barça pa të drejtë blerje nga ana e bardhezinjëve nga Stambolli, madje për të mos rrezikuar një sezon të gjithin në stol te Barcelona, Pjanic vendosi të reduktojë edhe pagën në masën 60%, me Besiktas-in që do t’i paguajë 2,5 deri në 3 milionë euro dhe Barcelonën rreth 1 milionë në këtë edicion futbollistik.

Një vit më parë Pjanic u transferua me shumë bujë te Barça si një yll që do të shtonte cilësinë në mesfushë, por boshnjaku nuk mori asnjëherë vëmendjen e duhur nga trajneri Ronald Koeman i cili nuk e konsideroi pjesë të rëndësishme të projektit dhe vendosi ta largonte nga ekipi pas 12 muajsh. Me Besiktasin Pjanic do të luajë në grupet e Championsit ndërkohë që mund të konsiderohet edhe si afrimi më i rëndësishëm në këtë merkato vere për klubin nga Stambolli. 31-vjeçari tentoi me të gjitha mënyrat të rikthehej te Juventusi në merkaton e kësaj vere por bardhezinjtë nuk pranuan t’i paguanin as gjysmën e pagës për ta marrë në huazim ndërkohë që Fiorentina dhe Interi bënë thjeshtë sondazhe për boshnjakun dhe për këtë arsye Pjanic vendosi të provojë një aventurë te re në Turqi te Besiktasi aty ku do të ketë shok skuadre emra të tjerë të njohur si Batshuayi, Vida e Alex Texeira.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...