Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dridhet Skënderbeu, Sabien Lilajn e duan në Zvicër

Në merkaton e janarit Skënderbeu përveç Bajram Jashanicës i cili me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin rus, mund të humbasë edhe liderin e mesfushës. Sabien Lilaj i cili falë formës së mirë që ka treguar me korçarët në këtë sezon u rikthye edhe në kombëtaren shqiptare ka gjasa t’i japë lamtumirën Skënderbeut në merkaton dimërore. Në drejtimin të Lilaj kanë mbrritur shumë oferta. Futbollisti më i mirë në Shqipëri për vitin 2017-të kërkohet me ngulm në Zvicër nga një skuadër e fortë por që nuk emri nuk bëhet i ditur. Nëse oferta e klubit në fjalë do të jetë joshëse për lojtarin dhe në terma të mirë financiarë për Skënderbeun, Lilaj mund të largohet nga Korça pasi në moshën 28-vjeçare kërkon të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit pas asaj me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci përpara disa vitesh. Por për mesfushorin ka oferta edhe nga Belgjika e Rusia edhe pse më bindëse është ajo që vjen nga Zvicra.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...