Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chelsea i ofron Dzekos thuasje dyfishin e pagës që merr te Roma

Orë vendimtare për transferimin e Edin Dzekos te Chelsea në Premier League. Pas ngurrimit të momentit, sulmuesi boshnjak po bindet nga oferta e bluve të Londrës, që i garantojnë një pagë thuajse 8 milionë euro në vit, gati dyfishin që përfiton te Roma (4.5) deri në vitin 2021, ndërsa Romës 30 milionë, plus 4 të tjerë bonus për kartonin e lojtarit.

Dzeko është ende lojtar i Romës, madje është grumbulluar nga trajneri Di Francesco për ndeshjen e prapambetur me Sampdorian në transfertë. Trajneri verdhekuq u shpreh në konferencën për shtyp para ndeshjes se të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të gatshëm për këtë sfidë, duke lënë të kuptohet se boshnjaku do të luajë titullar.

Gjithsesi, në ditët në vazhdim pritet të ketë të tjera zhvillime, pasi Chelsea nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një sulmues që e njeh mirë Premier League-n, pasi më parë në Angli ka luajtur për Manchester City-n.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...